Aston Villa e shokon Arsenalin, shënon fitore në minutën e fundit
Në një përballje të ndezur të xhiros së 15-të të Premier League, Aston Villa ka arritur të mposhtë Arsenalin me rezultat 2-1 në shtëpi. Golin e parë e shënoi Matty Cash në minutën e 36-të, duke i dhënë avantazhin vendasve. Arsenal barazoi shifrat në minutën e 52-të me golin e Leandro Trossard, por gjysmë e…
Sport
Në një përballje të ndezur të xhiros së 15-të të Premier League, Aston Villa ka arritur të mposhtë Arsenalin me rezultat 2-1 në shtëpi.
Golin e parë e shënoi Matty Cash në minutën e 36-të, duke i dhënë avantazhin vendasve.
Arsenal barazoi shifrat në minutën e 52-të me golin e Leandro Trossard, por gjysmë e fundit e ndeshjes solli emocionin për tifozët e Aston Villës.
Emiliano Buendia shënoi në minutën e shtesës, 90+5’, duke vulosur fitoren dramatike të skuadrës së tij.
Pas kësaj ndeshje, Arsenal mbetet në krye të tabelës me 33 pikë, ndërsa Aston Villa ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë, duke bërë garën për titullin më të fortë se kurrë këtë sezon./lajmi.net/