Pasi tha se qytetarët kanë më shumë para sesa 10 vjet më parë, Liza Gashi tash thotë se Kosova është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor
Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ditë më parë ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë më shumë para sesa dhjetë vjet më parë. “Ju po merrni disa produkte që juve po iu konvenojnë, qytetari kurrë ma shumë pare nuk ka pas. Sot qytetari ka pare më shumë se…
Lajme
Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ditë më parë ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë më shumë para sesa dhjetë vjet më parë.
“Ju po merrni disa produkte që juve po iu konvenojnë, qytetari kurrë ma shumë pare nuk ka pas. Sot qytetari ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve”, tha ajo në nëj paraqitje televizive në T7, transmeton lajmi.net.
Tash, me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka shkruar se Kosova është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor dhe e ka nivelin më të ulët të kriminalitetit.
“Kosova shënon një tjetër sukses ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Indeksi Global 2025 e rendit vendin tonë më të sigurtin në Ballkanin Perëndimor, me nivelin më të ulët të kriminalitetit dhe një ngritje prej 34 pozicionesh nga viti 2021. Ky rezultat është tregues i qartë i forcimit të sundimit të ligjit dhe angazhimit të institucioneve tona të sigurisë. Indeksi mbështetet nga BE, Interpol dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.”, ka shkruar ajo./lajmi.net/