KQZ lajmëron qytetarët: Edhe 1 ditë keni afat për të ndryshuar Qendrën e Votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton qytetarët se kanë mbetur vetëm 1 ditë për të ndryshuar Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre, afat ky që përfundon më 6 dhjetor 2025. Deri më tani, 16,100 votues kanë aplikuar për ndryshimin e Qendrës së Votimit, transmeton lajmi.net. Qytetarët mund të verifikojnë dhe ndryshojnë Qendrën e tyre…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton qytetarët se kanë mbetur vetëm 1 ditë për të ndryshuar Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre, afat ky që përfundon më 6 dhjetor 2025.
Deri më tani, 16,100 votues kanë aplikuar për ndryshimin e Qendrës së Votimit, transmeton lajmi.net.
Qytetarët mund të verifikojnë dhe ndryshojnë Qendrën e tyre të Votimit:
-
Online: https://qv.kqz-ks.org/sq/
-
Në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
KQZ u bën thirrje qytetarëve të mos e humbin këtë afat për të siguruar pjesëmarrje të rregullt në zgjedhjet e 28 dhjetorit./lajmi.net/