Lladrovci: PDK do të bëhej më e fortë me Fatmir Limajn, Sylejman Selimin, Rrustem Mustafën, Atifete Jahjagën…

Ramiz Lladrorvci thekson se PDK-ja duhet të përfshijë profile të njohura dhe të pa përfshira në rrjedha politike, si Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Atifete Jahjaga, dhe të tjera, për të forcuar partinë dhe për të ofruar kompetencë dhe përkushtim në skenën politike. Ai nënvizon se Kosova ka nevojë për ndryshim kursi dhe qartësim…

Lajme

05/12/2025 18:23

Ramiz Lladrorvci thekson se PDK-ja duhet të përfshijë profile të njohura dhe të pa përfshira në rrjedha politike, si Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Atifete Jahjaga, dhe të tjera, për të forcuar partinë dhe për të ofruar kompetencë dhe përkushtim në skenën politike.

Ai nënvizon se Kosova ka nevojë për ndryshim kursi dhe qartësim të vlerave, ndërsa pjesëmarrja e ekspertëve dhe figurave të besueshme do të ndihmojë PDK-në të arrijë fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë: 

Hapja e PDK-së ndaj personaliteteve të pa përfshira në rrjedha politike, është e domosdoshme në këtë kohë vendimtare për kthesën e fortë që i duhet vendit, për të arritur fitore më 28 dhjetor. Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit, menjëherë.
PDK do të bëhej më e fortë me profilet e Sylejman Selimit, Fatmir Limajt, Rrustem Mustafës, Atifete Jahjagës, Buna Mustafës, Kolë Krasniqit, apo përfshirja e vajzave të Profesor Çettës, Agatës dhe Donikës si dhe personaliteteve tjera për zgjedhjet që na presin.
Skena politike ka nevojë për kompetencë, përkushtim dhe besim, me burime njerëzore për shtet dhe përfaqësim të duhur. Për kureshtje, nëse e shohim përbërjen e degës së PDK-së në Prishtinë para dy dekadave kishte dhjetëra profesorë e doktor shkencash, të cilët sot i mungojnë PDK-së dhe Parlamentit.
Kosovës i duhet qartësim i rrugës dhe vlerave mbi të cilat u ndërtua. Me vullnet e përkushtim, arrihet fitorja!/lajmi.net/