Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor

Shtëpia e futbollit FIFA e ka bërë publike orarin e Kupës së Botës 2026. Më 6 dhjetor do të tërhiqet shorti në Kupën e Botës, ku edhe Kosova e Shqipëria do të mësojnë kundërshtarët në rast kualifikimi. FIFA tashmë ka njoftuar edhe për orarin, ku turneu më i madh në botë do të fillojë më…

Sport

05/12/2025 18:17

Shtëpia e futbollit FIFA e ka bërë publike orarin e Kupës së Botës 2026.

Më 6 dhjetor do të tërhiqet shorti në Kupën e Botës, ku edhe Kosova e Shqipëria do të mësojnë kundërshtarët në rast kualifikimi.
FIFA tashmë ka njoftuar edhe për orarin, ku turneu më i madh në botë do të fillojë më 11 qershor, ndërsa do të përfundojë më 19 korrik 2026.
  • Faza e grupeve: 11-27 qershor
  • Raundi i 32-të: 28 qershor – 3 korrik
  • Raundi i 16-të: 4-7 korrik
  • Çerekfinalet: 9-11 korrik
  • Gjysmëfinalet: 14-15 korrik
  • Vendi i tretë (medalja e bronztë): 18 korrik
  • Finalja e madhe: 19 korrik.