Ademi dhe Foda zhvillojnë takim me drejtuesit e futbollit saudit në prag të shortit të Kupës së Botës
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares, Franco Foda, kanë zhvilluar një takim miqësor e profesional me presidentin e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Yaser Al-Misehal, si dhe me përzgjedhësin e Arabisë Saudite, legjendën franceze Hervé Renard. Takimi u mbajt në Washington, në prag të…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares, Franco Foda, kanë zhvilluar një takim miqësor e profesional me presidentin e Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Yaser Al-Misehal, si dhe me përzgjedhësin e Arabisë Saudite, legjendën franceze Hervé Renard.
Takimi u mbajt në Washington, në prag të ceremonisë së tërheqjes së shortit për Kupën e Botës, dhe u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e futbollit.
Ademi theksoi se takime të tilla profesionale dhe miqësore janë inspiruese dhe me rëndësi të madhe për zhvillimin e futbollit kosovar në të ardhmen, duke hapur mundësi të reja për partneritete dhe projekte të përbashkëta./lajmi.net/