Policia parandalon kontrabandimin e rreth 3.6 tonëve kafe në veri të vendit

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – Veri, ka parandaluar një rast kontrabandimi me mallra në afërsi të vijës kufitare me Serbinë. Rasti është regjistruar sot rreth orës 10:40 në fshatin Joshanicë, Komuna e Leposaviqit, ku është ndaluar një furgon i dyshuar me targa serbe, transmeton lajmi.net. Gjatë kontrollit në automjet, policia…

Lajme

05/12/2025 17:11

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – Veri, ka parandaluar një rast kontrabandimi me mallra në afërsi të vijës kufitare me Serbinë.

Rasti është regjistruar sot rreth orës 10:40 në fshatin Joshanicë, Komuna e Leposaviqit, ku është ndaluar një furgon i dyshuar me targa serbe, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur 62 thasë të mbushur me kafe, me peshë të përgjithshme rreth 3,600 kilogramë. Dyshohet se kjo sasi e madhe kafeje është kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkohë, automjeti dhe malli i konfiskuar janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejmë nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka theksuar se vazhdon angazhimin për parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme përgjatë zonave kufitare./lajmi.net/