Superheronjtë në Pediatri
Policia e Kosovës ka marrë pjesë në ngjarjen filantropike “Superheronjtë në Pediatri 2025”, ku pjesëtarë nga Njësia Speciale e PK-së performuan zbritje me litar nga ndërtesa e Klinikës së Pediatrisë, duke sjellë emocion dhe argëtim për pacientët e vegjël. Aktiviteti, i organizuar me qëllim që t’u sjellë momente gëzimi fëmijëve të shtrirë në spital si…
Lajme
Policia e Kosovës ka marrë pjesë në ngjarjen filantropike “Superheronjtë në Pediatri 2025”, ku pjesëtarë nga Njësia Speciale e PK-së performuan zbritje me litar nga ndërtesa e Klinikës së Pediatrisë, duke sjellë emocion dhe argëtim për pacientët e vegjël.
Aktiviteti, i organizuar me qëllim që t’u sjellë momente gëzimi fëmijëve të shtrirë në spital si dhe stafit mjekësor, u ndoq nga përfaqësues të institucioneve, qytetarë dhe media vendore e ndërkombëtare. Fëmijët dhe të pranishmit shprehën entuziazëm dhe emocion gjatë performancës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale, të cilët ishin të veshur si superheronj, transmeton lajmi.net.
Organizatorët vlerësuan lart pjesëmarrjen dhe angazhimin e Policisë së Kosovës, duke u shprehur mirënjohës për kontributin e tyre në këtë aktivitet human.
Sipas PK-së, këto vlerësime shërbejnë si motivim për të vazhduar mbështetjen e komunitetit përmes aktiviteteve të ndryshme humane./lajmi.net/