Kryetari i ri i Zveçanit nuk shkon te Ilir Peci për ta pranuar zyrtarisht detyrën – betimin e nënshkruan në parti
Kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Miloviq, nuk ka shkuar te ish-kryetari Ilir Peci, për të pranuar zyrtarisht detyrën. Sipas raportimit të mediave, Miloviq ka shkuar në parti, dhe ka nënshkruar betimin. Pas betimit, Miloviq u zotua për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionalë që veprojnë në Kosovë. “Do të bashkëpunoj edhe me…
Lajme
Kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Miloviq, nuk ka shkuar te ish-kryetari Ilir Peci, për të pranuar zyrtarisht detyrën.
Sipas raportimit të mediave, Miloviq ka shkuar në parti, dhe ka nënshkruar betimin.
Pas betimit, Miloviq u zotua për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionalë që veprojnë në Kosovë.
“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR me EULEX me OSBE me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka thënë Miloqiviq.
Ndërkohë, Miloviq dhe asamblistët e tij u betuan para flamurit të Kosovës dhe fotos së presidentes, Vjosa Osmani.