Përleshje mes disa personave në Fushë-Kosovë, dy prej tyre përfundojnë në spital

Tre persona janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë. Pas një mosmarrëveshje dyshohet se të njëjtit ishin përleshur në mes vete. Si pasojë e përleshjes viktima dhe dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë…

Lajme

05/12/2025 09:21

Tre persona janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë.

Pas një mosmarrëveshje dyshohet se të njëjtit ishin përleshur në mes vete. Si pasojë e përleshjes viktima dhe dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/