Përmes dokumenteve të falsifikuara viktimës i bartet prona tek persona të tjerë, pa pëlqimin e dijeninë e tij
Policia e Kosovës ka raportuar një rast ku prona e viktimës në Prizren, dyshohet se nga persona të panjohur me anë të dokumenteve të falsifikuara i është bartur personave të tretë pa pëlqimin dhe dijeninë e tij. Gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet ka përdorur…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar një rast ku prona e viktimës në Prizren, dyshohet se nga persona të panjohur me anë të dokumenteve të falsifikuara i është bartur personave të tretë pa pëlqimin dhe dijeninë e tij.
Gjatë hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të shtetit të Serbisë me fotografinë e tij, duke futur të dhënat e palës ankuese.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/