Vetaksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, i lënduar mbetet një person

Një aksident i rendë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë. Në lidhje me aksidentin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani njoftoi se nga ky aksident i lënduar mbeti një person, derisa zyrtarët policorë të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e…

Lajme

05/12/2025 09:00

Një aksident i rendë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Në lidhje me aksidentin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani njoftoi se nga ky aksident i lënduar mbeti një person, derisa zyrtarët policorë të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e vetaksidentit.

“Me datën 05.12.2025 rreth orës 06:55 kemi pranuar informacion për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të njësisë së trafikut janë duke i hetuar rrethanat e këtij vetaksidenti”, thuhet në përgjigjen e Osmanit./Lajmi.net/