Durmishi inspekton punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, faza finale e projektit të shumëpritur
Ministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka falënderuar të gjithë akterët për punën e përbashkët në realizimin e shtresës së dytë të asfaltit në rrugën Prishtinë–Mitrovicë. “Shtresa e dytë e asfaltit në rrugën Prishtinë–Mitrovicë përfundon sot. Menjëherë pas saj fillojmë me vendosjen e shtresës së tretë, e më pas me punimet e sinjalizimit dhe ndriçimit. Jemi…
Lajme
Ministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka falënderuar të gjithë akterët për punën e përbashkët në realizimin e shtresës së dytë të asfaltit në rrugën Prishtinë–Mitrovicë.
“Shtresa e dytë e asfaltit në rrugën Prishtinë–Mitrovicë përfundon sot. Menjëherë pas saj fillojmë me vendosjen e shtresës së tretë, e më pas me punimet e sinjalizimit dhe ndriçimit. Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe të shumëpritur. Falënderoj të gjithë akterët për punën e përbashkët që kemi bërë dhe po vazhdojmë ta bëjmë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.