Presidentja Osmani takohet me Kryesuesin e KQZ-së për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Gjatë takimit, Radoniqi e informoi presidenten mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe mbi detyrat organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja për garantimin e një procesi të rregullt dhe të…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Gjatë takimit, Radoniqi e informoi presidenten mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe mbi detyrat organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja për garantimin e një procesi të rregullt dhe të drejtë, transmeton lajmi.net.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e procesit zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës, duke nënvizuar gjithashtu gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve./lajmi.net/