Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në një intervistë ka thënë se Kosova viteve të fundit është duke importuar energji elektrikë e cila e ka origjinën në Serbi. Rukiqi ka pyetur se pse pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje s’ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik për këto vite dhe ka thënë se LVV ka qenë penguese kryesore…

Lajme

04/12/2025 18:10

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në një intervistë ka thënë se Kosova viteve të fundit është duke importuar energji elektrikë e cila e ka origjinën në Serbi.

Rukiqi ka pyetur se pse pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje s’ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik për këto vite dhe ka thënë se LVV ka qenë penguese kryesore për të mos ndërtuar Termocentralin Kosova e re dhe termocentralin me gaz.

“Ne importojmë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi. Në s’e kemi ndërtuar asnjë kapacitet për këto vite. Pse këta ishin penguesit kryesor të Termocentralit Kosova e re, termocentralit me gaz”, ka thënë Rukiqi në Frontal.

“Një ambasador I joni dhe një ish-drejtor janë të akuzuar”, ka thënë Rukiqi.