Prattipati i shkon në zyre Osmanit, një ditë pasi Ambasada e ShBA-ve veprimet e VV-së i quajti përçarëse – zbulohet se çka u diskutua
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati. Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor, transmeton lajmi.net. Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor, transmeton lajmi.net.
Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, duke deklaruar se “Kosova tashmë është shembull” në këtë aspekt.
Në fokus të bisedës ishte edhe seanca e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për forcimin e partneritetit me aleatin strategjik, duke theksuar se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet prioritet i lartë për Republikën e Kosovës”.
Postimi i plotë: