Matoshi “vajton” kundër Lushtakut: Me punë dhe djersë kujdesem për dy prindërit dhe fëmijët – Ti s’je niveli i jemi

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi i ka kthyer përgjigje kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut i cili tha për Matoshin se “ka sjellje sikur kur del nga shtëpitë publike”. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për të tregojnë për aftësitë e saj në aktrim, ndërsa për Lushtakun thotë se tregojnë qysh…

Lajme

04/12/2025 16:24

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi i ka kthyer përgjigje kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut i cili tha për Matoshin se “ka sjellje sikur kur del nga shtëpitë publike”.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për të tregojnë për aftësitë e saj në aktrim, ndërsa për Lushtakun thotë se tregojnë qysh ka ble toka gjatë luftës, shkruan lajmi.net.

Matoshi e ka akuzuar Lushtakun edhe se i njëjti ka kërcënuar e sharë zyrtarë të shtetit, për çka ka thënë se ai duhet të ishte në burg.

“Ti s’je niveli jem, as s’ki me kane kurre, se s’jom kane e as nuk bi  kaq poshte une asnjihere ne jete”, ka shkruar Matoshi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Njihere çika, tani djali, tash edhe babaU qenka lajmru, samiU

sami, per mu tregojne qysh shkruj, qysh luaj ne filma, ne shfaqje, e qysh marr çmime gjithandej botes, qysh me punen dhe djersen tem kujdesem per dy prinderit dhe femijet.

e per ty sami?

Krejt e dijme.

Per ty tregojne se qysh ke ble toka gjate luftes.

Tani tregojne sami qysh ke ble toka Mas luftes ka 50€ ari, e na e ke shite ka 5 mije.

Tregojne qysh ke marr tendera.

Qysh se deklaron pasunine.

Qysh ke sha e kercenu zyrtar te shtetit.

Qysh sami argatet e tu kane sherby edhe ne Leposavic edhe ne Skenderaj.

S’di qysh po ki kohe me u  marr me mu.

Ama hala ma shume qysh s’je ne burg, po kryetar ne komune.

Ti s’je niveli jem, as s’ki me kane kurre, se s’jom kane e as nuk bi  kaq poshte une asnjihere ne jete.