Haradinaj konfirmon kandidimin e Agim Çekut për deputet: Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvend

Ramush Haradinaj si lideri i AAK-së, u deklarua sot për kandidimin e Gjeneralit Agim Çekut në kuadër të listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Haradinaj tha se Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci, e që në ditët e para ai u vu në krye…

Lajme

04/12/2025 15:16

Ramush Haradinaj si lideri i AAK-së, u deklarua sot për kandidimin e Gjeneralit Agim Çekut në kuadër të listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Haradinaj tha se Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci, e që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së b ashku me veten e tij dhe të gjithë ata që i besuan.

“Gjenerali Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten etij dhe të gjithë ata që i besuan.Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta. Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku”,deklaroi Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Ai tha se Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë.

“Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend”./Lajmi.net/