Hamza prezanton kandidatin për deputet nga lista e PDK-së: Profesorin Muzafer Shala, ish- ministër i Inovacionit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka prezantuar një prej kandidatëve për deputet nga lista e PDK-së. Hamza prezantoi, profesorin Muzafer Shalën, që siç tha ai është një profesionistë i jashtëzakonshëm me mbi 20 vite përvojë akademike dhe institucionale, përfshirë këtu edhe shërbimin si ministër i Inovacionit. “Ai ka doktoruar në University of Kent dhe ligjëron…

Lajme

04/12/2025 14:47

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka prezantuar një prej kandidatëve për deputet nga lista e PDK-së.

Hamza prezantoi, profesorin Muzafer Shalën, që siç tha ai është një profesionistë i jashtëzakonshëm me mbi 20 vite përvojë akademike dhe institucionale, përfshirë këtu edhe shërbimin si ministër i Inovacionit.

“Ai ka doktoruar në University of Kent dhe ligjëron në RIT Kosovo. Si themelues i British Gymnasium of Technology dhe kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin digjital të Kosovës, ai përfaqëson vizion dhe profesionalizëm”,deklaroi Hamza.

Hamza deklaroi se me profesionistë të përkushtuar, e ardhmja është premtuese./Lajmi.net/