Gruaja iu gjet e vdekur në Itali, vihet në kërkim Nazif Muslija nga Maqedonia e Veriut

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Nazif Muslija po kërkohet nga policia italiane pasi gruaja e tij, Sadjide u gjet e vdekur në banesën e çiftit në Ancona të Italisë. Dyshohet se Sadjidja ishte rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj. Sipas raportimeve të mediave në Itali, ai ishte liruar nga burgu në muaj korrik, pasi…

Lajme

04/12/2025 14:40

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Nazif Muslija po kërkohet nga policia italiane pasi gruaja e tij, Sadjide u gjet e vdekur në banesën e çiftit në Ancona të Italisë.

Dyshohet se Sadjidja ishte rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj.

Sipas raportimeve të mediave në Itali, ai ishte liruar nga burgu në muaj korrik, pasi kishte vuajtur dënimin për dhunë dhe keqtrajtim ndaj gruas.

Prej momentit të ngjarjes, ai është është shpallur në kërkim të autoriteteve italiane.

Siç shkruan Ansa.it, viktima kishte raportuar disa herë rastet e dhunës ndaj saj, të shkaktuara nga bashkëshorti./Lajmi.net/