Avni Qenajt i caktohen 30 ditë paraburgim në Serbi, reagon MPJD: U ushtrua presion psikologjik ndaj tij
Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në nga autoritetet në Beograd nën pretendimin për krime lufte të kryera më 1999. Qenaj, që u arrestua më 25 nëntor, sipas Organizatës të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nga fshati…
Lajme
Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në nga autoritetet në Beograd nën pretendimin për krime lufte të kryera më 1999.
Qenaj, që u arrestua më 25 nëntor, sipas Organizatës të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nga fshati Romajë i Prizrenit dhe kishte shërbyer në brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare.
MPJd tha se ky veprim përbën vazhdimësi të praktikave të Serbisë për ndjekje politike ndaj qytetarëve të Kosovës, përmes akuzave të pabazuara dhe të motivuara politikisht.
“Z. Qenaj ka deklaruar se gjatë qëndrimit në arrest policor i është ushtruar presion psikologjik, por pa keqtrajtim fizik, dhe se as aktualisht nuk ka keqtrajtime nga autoritetet e paraburgimit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi “do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për të mbrojtur të drejtat e z. Qenaj dhe për të kundërshtuar këto akuza të pambështetura dhe me motiv politik. Në kuadër të këtij angazhimi, ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, dje ka vizituar z. Qenaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, ku i ka ofruar mbështetjen e plotë institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e drejtësisë”.
Qenaj, sipas MPJ-së, ka bërë të ditur se ende nuk është vizituar nga familjarët, por pret vizitën e tyre në ditët në vijim.
Familjarët e tij kanë angazhuar katër avokatë mbrojtës për përfaqësimin e tij ligjor.
Qenaj është arrestuar më 26 nëntor 2025 në pikëkalimin kufitar Merdarë, gjatë transitit drejt Bosnjë dhe Hercegovinës, ku familja e tij ka një biznes familjar. Pas arrestimit, ai është mbajtur për 48 orë në Prokuplje dhe më pas është transferuar në Beograd. Më 28 nëntor, ai ka dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë për Krime të Luftës të Beogradit, ku është njoftuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit ka iniciuar procedurë penale kundër tij dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit, njoftoi MPJ.