Muharremi: Problemi kryesor me të cilin ballafaqohen kosovarët, nuk është Serbia – por çmimet e larta dhe kostoja e jetesës

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar të dhënat e raportit të IRI-it, ku tregohet se kostoja e lartë e jetesës është problem kryesor i kosovarëve. Ai ka ironizuar duke thënë se për kosovarët nuk është problem Serbia e as nuk ankohen se kanë shumë para. “Disa zyrtar në largim të shtetit e Ministra po thonë se…

Lajme

04/12/2025 13:39

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar të dhënat e raportit të IRI-it, ku tregohet se kostoja e lartë e jetesës është problem kryesor i kosovarëve.

Ai ka ironizuar duke thënë se për kosovarët nuk është problem Serbia e as nuk ankohen se kanë shumë para.

“Disa zyrtar në largim të shtetit e Ministra po thonë se “kosovarët kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot” dhe se “në banka ka 2 miliardë euro më shumë depozita”. Po, nëse njerëzit kanë më shumë para, pse pothuajse gjysma e vendit është e terrorizuar nga çmimet?” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Problemi kryesor me të cilin ballafaqohen aktualisht kosovarët?

Nuk është Serbia e as nuk po ankohen se kane shume pare cash.

Çmimet e larta dhe kostoja e jetesës. Qikjo është sfida ma e madhe e qytetarëve dhe familjeve. Qato që e ka ble me 100 euro në vitin 2021 sot i duhen ndoshta mbi 160 euro. Ose 100 euro e kanë vlerën e rreth 60 euro sot. Nuk është Serbia, Lista Serbe, e as politika.. po çmimet janë problemi kryesor i kosovarëve.

Ne matjen e fundit IRI, 48% e qytetarëve të Kosovës thonë se kostoja e lartë e jetesës është problemi numër një i vendit. Ky është niveli më i lartë në gjithë Ballkanin Perëndimor, shumë më i lartë sesa në Bosnje, Serbi, Maqedoni apo Mal të Zi.

Ajo që e bën këtë edhe më shqetësuese është dinamika dhe ajo cka po ndodhë vitin e fundit të krizave dhe bllokadave.

Vetëm një vit më herët (2024), vetëm 28% e qytetarëve e shihnin këtë si problemin kryesor. Sot, kjo shifër ka kërcyer në 48%. Pra, brenda vitit, kemi një rritje dramatike të shqetësimit publik për çmimet dhe inflacionin. Kjo është periudha kur janë rritur tarifat e energjisë elektrike, duke shkaktuar një valë të re inflacioni në ekonomi.

Disa zyrtar në largim të shtetit e Ministra po thonë se “kosovarët kurrë nuk kanë pasur më shumë para se sot” dhe se “në banka ka 2 miliardë euro më shumë depozita”. Po, nëse njerëzit kanë më shumë para, pse pothuajse gjysma e vendit është e terrorizuar nga çmimet?

A po i shohin këta njerëz edhe borxhet e overdraftat sa janë rritur apo vetëm depositat?

Ekonomike është e thjeshtë. Nuk ka rëndësi sa para ke cash dhe në bankë po si e ke fuqinë blerëse dhe sa mundesh me ble to. 100 euro të vitit 2021 sot kanë vlerë rreth 60 euro vetëm. Shkoni në market dhe e kuptoni për 2 minuta këtë fakt.

Kosovarët nuk po ankohen e dalin jashtë ven dit sepse kanë shumë pare. Po ankohen që me ato para secilën ditë munden me ble më pak gjëra.

Buka, bureki, energjia, qiraja, ilaqet, shërbimet e përditshme janë secilën muaj më të shtrenjta, a nuk e keni pa inflacionin nga 0.7% në mbi 5% si është rritur për një periudhë të shkurtër?

Kam parë edhe matje tjera ku rritja e cmimeve, cmimet e larta dhe kosto e jetës është shqetësi kryesor me 70% i kosovarëve, por e përdora këtë me 48% që me krahasu edhe me rajonin.