“Nuk e kishte me ne”, Hoxhaj tenton ta arsyetoj Kurtin: Termin “hajvanat” e kishte për ata që nuk ia dhanë votën
Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar kritikat ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti. Ai ka paralajmëruar rreziqet që i kanosen Kosovës nëse Kurti i fiton sërish zgjedhjet Në një intervistë për RTV 21, Hoxhaj ka thënë se Kosovës mund t`i përsëritet një skenar edhe më i rrezikshëm. “Se çfarë ka ndodhë në 2025, mund…
Lajme
Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar kritikat ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti.
Ai ka paralajmëruar rreziqet që i kanosen Kosovës nëse Kurti i fiton sërish zgjedhjet
Në një intervistë për RTV 21, Hoxhaj ka thënë se Kosovës mund t`i përsëritet një skenar edhe më i rrezikshëm.
“Se çfarë ka ndodhë në 2025, mund të përsëritet në një version edhe më të errët në 2026. z. Kurti na ka bërë me dije gjatë 2025 që ai ose i krijon institucionet me kushtet e tij, parametrat e tij dhe me kushtet e tij të të menduarit ose i përjashton të gjithë të tjerët.”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka komentuar edhe cilësimet e Kurtit për opozitën pas 9 shkurtit.
Sipas tij, Kurti termin “hajvan” e kishte me ata që nuk e kanë votuar.
“Kur ai e ka sulmu opozitën me termin “hajvanat” nuk e ka pas me ne, e ka pas me ata që nuk ia kanë dhanë votën”, ka thënë Hoxhaj.