Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës
Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison është bërë shtetas i Republikës së Kosovës. Lajmin e dha vetë ai në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe dekretin për dhënien e shtetësisë nga ana e presidentes Vjosa Osmani. “Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”, tha Harrison.…
Lajme
Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison është bërë shtetas i Republikës së Kosovës.
Lajmin e dha vetë ai në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe dekretin për dhënien e shtetësisë nga ana e presidentes Vjosa Osmani.
“Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”, tha Harrison.

Oficeri i pensionuar britanik në krahët e tij e mban tatuazhin e skuadrës Delta të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Në vitin 2016, një rrugë e qytetit të Prizrenit kishte marrë emrin e eprorit britanik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Britaniku Jon Harrison është edhe veteran i luftës në Kosovë.