Ekstradohet 49 vjeçari nga Hungaria, është i dënuar me rreth 4 vitë burgim për tri vepra penale në Kosovë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë. S.T i moshës 49 vjeçare nga Gjonaj i Prizrenit, por që ishte me qëndrim të përkohshëm në Hungari. Ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet për: “Blerja, posedimi, shpërndarja…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë. S.T i moshës 49 vjeçare nga Gjonaj i Prizrenit, por që ishte me qëndrim të përkohshëm në Hungari.
Ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet për:
- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”,
- KPK 272/1 “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,
- KPK 366/1 “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“I dënuari është gjykuar me një total prej 3 vite e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4,000 €, por i kishte shmangur vuajtjes së dënimit. I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente Hungareze, ku është pranuar nga zyrtarët kompetent dhe më pas nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren është dërguar në Qendrën e Paraburgimit. Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: