Lushtaku për Adriana Matoshin: Ajo është sikur kur del prej një shtëpie publike, edhe do zonja tjera të kenë kujdes se çka flasin
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i cili sapo ka marr detyrën, është pyetur në lidhje me deklaratat e vazhdueshme që deputetja e VV-së, Adriana Matoshi i jep për të. Ai ka thënë se ajo është “sikur kur del prej një shtëpie publike”, shkruan lajmi.net. “Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie…
Lajme
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i cili sapo ka marr detyrën, është pyetur në lidhje me deklaratat e vazhdueshme që deputetja e VV-së, Adriana Matoshi i jep për të.
Ai ka thënë se ajo është “sikur kur del prej një shtëpie publike”, shkruan lajmi.net.
“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike, e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët”, ka thënë Lushtaku.
Ai gjithashtu ka thënë se ajo dhe disa të tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin.
“Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë”, ka thënë Lushtaku nga Komuna e Skenderajt.
Adriana Matoshi për disa herë me radhë e ka fyer dhe ofenduar Lushtakun duke e lidhur atë me vjedhje pronash shtetërore e akuza të tjera.
Djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku që është edhe deputet nga PDK, kishte paralajmëruar padi ndaj Matoshit. /Lajmi.net/