“50% e rrymës nga Serbia”, Ymeri thotë se në Kosovë ka udhëhequr VukVendosja, akuzon Kurtin
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, e cila tashmë është zyrtarizuar edhe si kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për deputete, i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti lidhur me çështjen e rrymës. Në një postim në Facebook, Ymeri ka shkruar se Kurti si kryeministër në detyrë ka dalë në kundërshtim me deklaratat e zyrës…
Lajme
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, e cila tashmë është zyrtarizuar edhe si kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për deputete, i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti lidhur me çështjen e rrymës.
Në një postim në Facebook, Ymeri ka shkruar se Kurti si kryeministër në detyrë ka dalë në kundërshtim me deklaratat e zyrës së vet, duke iu referuar Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë 2025-2030, të publikuar nga ZKM.
Sipas këtij raporti: “Gjysma (50%) e importeve fizike të energjisë elektrike të Kosovës në vitin 2022 ka ardhur vetëm nga Serbia dhe energjia tjetër prej 25% është furnizuar nga Maqedonia e Veriut”.
Por, Kurti të mërkurën shkroi se me ardhjen e tyre në pushtet, shteti serb e ka humbur ndikimin politik dhe atë ekonomik.
Megjithatë, sipas Ymeri, ky është një rast tjetër që dëshmon një gjë të qartë për qeverisjen e Vetëvendosjes.
“Edhe një rast ku shihet se në këtë vend nuk ka udhëheq Vetvendosja, po VukVendosja.
Kanë vendos tjera interesa për ekonominë tonë Vuk, GEN etj por jo Albini si Kryeministër”.