Murati thotë se për pesë vitet e Qeverisë Kurti, janë rritur depozitat e familjeve në banka për 82.5%

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati thotë se faktet e kanë “çmontuar propagandën”. Ai përmes një grafikoni, ka thënë se janë rritur depozitat e ekonomive familjare në banka komerciale gjatë pesë viteve të fundit, për 82.5% më shumë se gjatë pesë viteve paraprake me Qeveri të tjera. Ai ka thënë se depozitat dhe kursimet…

Lajme

04/12/2025 11:15

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati thotë se faktet e kanë “çmontuar propagandën”.

Ai përmes një grafikoni, ka thënë se janë rritur depozitat e ekonomive familjare në banka komerciale gjatë pesë viteve të fundit, për 82.5% më shumë se gjatë pesë viteve paraprake me Qeveri të tjera.

Ai ka thënë se depozitat dhe kursimet e familjeve kosovare në banka në fund të muajit tetor kanë arritur 4.69 miliardë euro.

“Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro. Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro. Sa për krahasim, në periudhën 5 vjeçare para Qeverisë Kurti, depozitat dhe kursimet e familjeve kishin shënuar rritje prej vetëm 745 milionë eurove, apo 40.8%. Pra në periudhën 2020-2025, rritja e parave në banka (depozita/kursime) për familjet në Kosovë ka qenë më se 2-fish më e shpejtë sesa rritja e parave në banka përgjatë 5-vjeçarit të qeverisjeve të kaluara (82.5% vs 40.8%)”, ka shkruar Murati në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: