Izmaku e konfirmon se s’ka bashkim të NISMA-s me PDK-në: Sot dua t’ju them me qartësi, ajo marrëveshje nuk ndodhi
Zyrtarja e Nismas Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar në lidhje me diskutime te fundit mbi një Bashkim të mundshëm me PDK-në, në një listë zgjedhore. Izmaku ndër të tjerash konfirmoi se marrëveshja e përfolur nuk është arritur, duke theksuar se Nisma Socialdemokrate, do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur. “Shumë prej jush më…
Lajme
Zyrtarja e Nismas Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar në lidhje me diskutime te fundit mbi një Bashkim të mundshëm me PDK-në, në një listë zgjedhore.
Izmaku ndër të tjerash konfirmoi se marrëveshja e përfolur nuk është arritur, duke theksuar se Nisma Socialdemokrate, do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur.
“Shumë prej jush më keni shkruar ditëve të fundit, duke pyetur për një bashkim të mundshëm me subjektin me të cilin kemi ndarë vlera të përbashkëta ndër vite.Sot dua t’ju them me qartësi: ajo marrëveshje nuk ndodhi.Por një gjë mbetet e pathyeshme:Nisma do të ecë përpara, e pavarur, e përkushtuar dhe e mbështetur tek njerëzit që e besuan këtë rrugë dekada me radhë, nën lidershipin e provuar të Fatmir Limajt”,tha ajo.
Sipas Izmakut, partia mbetet e fokusuar në vlerat që, siç tha, i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve./Lajm.net/