Trafiku Urban: Do të kompensohen ditët e humbura të biletave mujore për shkak të grevës – Iu tregon hapat që duhen ndjekur
Trafiku Urban në kryeqytet, pasi ka rikthyer linjat e tyre, ka njoftuar se për shkak të protestës së mbajtur nga 24 nëntori deri më 2 dhjetor. janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore. Nga kjo kompani kanë njoftuar, se qytetarët do të kompensohen për këto ditë të humura dhe do të vlefshmëria…
Lajme
Trafiku Urban në kryeqytet, pasi ka rikthyer linjat e tyre, ka njoftuar se për shkak të protestës së mbajtur nga 24 nëntori deri më 2 dhjetor. janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore.
Nga kjo kompani kanë njoftuar, se qytetarët do të kompensohen për këto ditë të humura dhe do të vlefshmëria e biletës mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes, shkruan lajmi.net.
Ata kanë njoftuar çfarë hapa duhet të ndërmarrin qytetarët për t’i kompensuar këto ditë:
- Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.
- Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale.
- Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.
- Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.
Kioskat ku mund të bëhet vulosja:
- Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)
Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
- Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)
Orari i punës:
E hënë – E premte: 07:00 – 21:00
E shtunë: 07:00 – 14:00
- Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)
Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
“Kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës”, ka njoftuar Trafiku Urban. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: