Emilija Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar të japë qëndrim lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E kontaktuar nga Front Online, Rexhepi tha shkurt se nuk dëshiron të komentojë këtë çështje. “Nuk dua të komentoj asgjë lidhur me këtë çështje”, u shpreh ajo, duke e bërë të qartë se…

Lajme

04/12/2025 09:55

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar të japë qëndrim lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

E kontaktuar nga Front Online, Rexhepi tha shkurt se nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.

Nuk dua të komentoj asgjë lidhur me këtë çështje”, u shpreh ajo, duke e bërë të qartë se nuk do të përfshihet në debatin politik rreth vendimit të KQZ-së.

Moscertifikimi i Listës Serbe ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe diplomatike, por Rexhepi zgjodhi të qëndrojë jashtë këtij diskutimi.