Haradinaj në 113-vjetorin e Forcave të Armatosura Shqiptare: Krenari kombëtare

Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për të gjithë atdhetarët që, me guxim dhe dashuri për vendin, kontribuuan në ngritjen dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare. Haradinaj theksoi se Forcat e Armatosura Shqiptare, sot pjesë e NATO-s, vazhdojnë me krenari të nderojnë…

Lajme

04/12/2025 09:47

Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për të gjithë atdhetarët që, me guxim dhe dashuri për vendin, kontribuuan në ngritjen dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

Haradinaj theksoi se Forcat e Armatosura Shqiptare, sot pjesë e NATO-s, vazhdojnë me krenari të nderojnë trashëgiminë e lavdishme të paraardhësve, duke shkëlqyer në misione të ndryshme për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë, përfshirë edhe angazhimin e tyre në Kosovë si pjesë e KFOR-it.

“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut,” u shpreh Haradinaj.