Albion Rrahmanit gjen golin pas dy muajve
Pas dy muajve pa shënuar, Albion Rrahmani ka gjetur golin me Sparta Pragën. Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, në ndeshjen e Kupës së Çekisë, ndaj Artis Brano dhe shënoi golin e fitores për Spartën. Ai u tregua i sakt nga pika e bardhë, në minutën e 89-të. Rrahmani e nisi…
Sport
Pas dy muajve pa shënuar, Albion Rrahmani ka gjetur golin me Sparta Pragën.
Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, në ndeshjen e Kupës së Çekisë, ndaj Artis Brano dhe shënoi golin e fitores për Spartën.
Ai u tregua i sakt nga pika e bardhë, në minutën e 89-të.
Rrahmani e nisi mirë këtë sezon, por pastaj kaloi në një krizë, ku golin e fundit e kishte shënuar me 5 tetor, në derbin ndaj Slavia Pragës.
Që nga ajo kohë, 25-vjeçari nuk ka shënuar gol në nëntë ndeshje me Sparta Pragën dhe katër ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës.