Lulzim Peci: “Kauzë e shpifur” debati për moscertifikimin e Listës Serbe

“Kauzë të shpifur”, e ka quajtur ish-diplomati Lulzim Peci, moscertifikimin e Listës Serbe në KQZ me ndalesën e Vetëvendosjes dhe abstenimit të të gjjithë të tjerëve, ç’gjë është shndërruar në film trereprizësh vjetor, dhe që kthehet nga PZAP dhe Gjykata Supreme në bazë të ligjit. Peci pyeti se “çka nëse Lista Sebre e shpërbën veten…

Lajme

03/12/2025 19:52

“Kauzë të shpifur”, e ka quajtur ish-diplomati Lulzim Peci, moscertifikimin e Listës Serbe në KQZ me ndalesën e Vetëvendosjes dhe abstenimit të të gjjithë të tjerëve, ç’gjë është shndërruar në film trereprizësh vjetor, dhe që kthehet nga PZAP dhe Gjykata Supreme në bazë të ligjit.

Peci pyeti se “çka nëse Lista Sebre e shpërbën veten dhe krijon parti të re?”.

Postimi i plotë:

A thua çfarë do të bëjmë nëse Lista Serbe e shpërbën vetveten dhe krijon një parti të re, me një emër tjetër, por me të njëjtën strukturë dhe të njëjtën anëtarësi?

Në fakt, praktikisht nuk do të bëjmë asgjë: ata do të kenë të drejtë të regjistrohen si subjekt i ri dhe të marrin pjesë në zgjedhje, si çdo parti tjetër që i plotëson kushtet ligjore.

Për sa kohë që njerëzit, urdhrat nga Beogradi dhe sjellja politike mbeten të njëjta, edhe situata do të mbetet e njëjtë.

A e kuptoni hipokrizinë e kësaj kauze të shpifur? Kauza e Listës Serbe vdes, ndërsa situata mbetet e njëjtë.

Këtë situatë mund ta ndryshojmë vetëm me politika të mençura dhe me partneritet me vendet që e bënë shtetin e Kosovës, pavarësisht nëse ka apo nuk ka Listë Serbe.