LDK, PD dhe AKR nënshkruajnë marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Në orët e pasditës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re. Koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, është nënshkruar nga kreui LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai PD-së, Ferid Agani dhe UD kryetari i AKR-së, Vesel Makolli. Përmes një postimi në llogarinë e tij në…
Lajme
Në orët e pasditës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re.
Koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, është nënshkruar nga kreui LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai PD-së, Ferid Agani dhe UD kryetari i AKR-së, Vesel Makolli.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceook, Abdixhiku, ka thënë se ky është një bashkim i natyrshëm mes forcave që besojnë në shtet, në ligj, në zhvillim dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës.
Tutje Abdixhiku, ka bërë me dije se në këto zgjedhje PD, do të garojë me dy kandidatë, gjersa AKR me tre kandidatë.
I pari i LDK-së, mes tjerash ka theksuar se në këto zgjedhje të 28 dhjetorit, LDK ndërton një front të përgjegjësisë.
“Me PD-në dhe AKR-në ndajmë vlerat e orientimit të përhershëm pro-perëndimor; ndajmë bindjen se Kosova meriton një qeveri stabile, të urtë e me vizion; ndajmë qëllimin për ta përshpejtuar rrugën tonë drejt BE-së, NATO-s, OKB-së dhe për ta forcuar partneritetin tonë të përhershëm me SHBA-të. Ky bashkim është pjesë e përpjekjes më të madhe të LDK-së: të ndërtojmë një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku. /Lajmi.net/