Esmehane Kakrruki i bashkohet AAK-së, kandidon për deputete
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot një kandidate të re për deputete nga kjo parti. Ai ka thënë se sot listës së Aleancës, i është bashkuar Esmehane Kakrruki, vajza e Hoxhë Idriz Kakrrukit, i cili ishte prijëtar i Pajtimit të Gjaqeve, bashkë me Anton Çettën, Don Lush Gjergjin, Zekeria Canën e të tjerë. “E…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot një kandidate të re për deputete nga kjo parti.
Ai ka thënë se sot listës së Aleancës, i është bashkuar Esmehane Kakrruki, vajza e Hoxhë Idriz Kakrrukit, i cili ishte prijëtar i Pajtimit të Gjaqeve, bashkë me Anton Çettën, Don Lush Gjergjin, Zekeria Canën e të tjerë.
“E diplomuar në gazetari dhe me një përvojë të pasur në organizata të ndryshme, ajo sjell profesionalizëm dhe energji të re në listën e Aleancës. Kontributi i familjes Kakrruki për çështjen kombëtare është i çmuar, dhe sot ky rrugëtim i vlerave vazhdon me Esmehanën në listën tonë për deputete”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: