Ekrem Kastrati betohet si kryetar i Malishevës: Do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në katër vitet e ardhshme

Ekrem Kastrati është betuar sot edhe për një mandat si kryetar i Komunës së Malishevës, për çka ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim. Ai ka thënë se ky është një nder i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme ndaj qytetarëve që i kanë besuar, shkruan lajmi.net. “Falënderoj nga zemra të…

Lajme

03/12/2025 15:29

Ekrem Kastrati është betuar sot edhe për një mandat si kryetar i Komunës së Malishevës, për çka ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim.

Ai ka thënë se ky është një nder i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme ndaj qytetarëve që i kanë besuar, shkruan lajmi.net.

“Falënderoj nga zemra të gjithë ata që sot morën pjesë në seancën solemne, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëpunëtorët, partnerët e koalicionit, anëtarët e asamblesë, administratën, strukturat e sigurisë, klerin, shoqërinë civile, mediat dhe mërgatën. Mirënjohje e përhershme për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri. Mirënjohje të veçantë për familjen time, për përkrahjen dhe forcën që më japin çdo ditë”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka uruar për mandatin e ri të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale.

“Malisheva ka ecur shumë përpara me projektin e Malishevës Urbane, dhe do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në katër vitet e ardhshme! Faleminderit për besimin. Zoti na ndihmoftë e na priftë e mbara!”, ka shtuar Kastrati. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: