KEK ia kthen “borxhin” e VV-së ‘Ex Fisit’, i jep tender në vlerë mbi 260 mijë euro për furnizim me mazut

Korporata Energjetike e Kosovës, e ka shpërblyer me tender në vlerë prej 264 mijë e 83 euro e 53 cent, kompaninë “Ex Fis”, për furnizim me mazut. Kontrata që KEK i ka dhënë kompanisë “EX-Fis” është e negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë. Sipas të dhënave që ka ky tender, kjo kompani  një pjesë…

Lajme

03/12/2025 14:51

Korporata Energjetike e Kosovës, e ka shpërblyer me tender në vlerë prej 264 mijë e 83 euro e 53 cent, kompaninë “Ex Fis”, për furnizim me mazut.

Kontrata që KEK i ka dhënë kompanisë “EX-Fis” është e negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë.

Sipas të dhënave që ka ky tender, kjo kompani  një pjesë e furnizimit duhet të bëhet brenda 48 orëve pas nënshkrimit te kontratës.

“Afati i furnizimit: suksesivisht në kohëzhjatje prej max. 20 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Pjesa emergjente 150 ton te behet brenda 48 oreve pas nënshkrimit te kontratës, ndërsa pjesa tjetër  350 tona maksimum brenda 20 ditëve prej nënshkrimit te kontratës“, thuhet aty.

Ex Fis, është kompania e cila i jepte donacione Lëvizjes Vetëvendosje sa kjo e fundit ishte në opozitë.

Në disa të dhëna që kishte publikuar VV për donacione në vitin 2019, Ex Fis i kishte dhënë VV-së plot 9 mijë e 534 euro e 27 cent.

Të dhënat e shpenzimeve të LVV-së për periudhën 2020-2023 dhe 2024, tregojnë se partia është furnizuar nga kjo kompani për derivatet e automjeteve të saj.