Rrahen mes vete katër kolegë pune në Klinë, pësuan lëndime të rënda trupore

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:55, ka ndodhur një rrahje në rrugën “Drini i Bardhë” në Klinë. Aty ka ndodhur një rrahje mes katër personave, punëtorë të një kompanie, që si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKMF në Klinë për tretman mjekësor. “Tё…

Lajme

03/12/2025 10:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:55, ka ndodhur një rrahje në rrugën “Drini i Bardhë” në Klinë.

Aty ka ndodhur një rrahje mes katër personave, punëtorë të një kompanie, që si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKMF në Klinë për tretman mjekësor.

“Tё gjithё tё dyshuarit janё arrestuar nga njёsitet e Stacionit Policor nё Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) nga ta janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy (2) tё tjerё janё liruar nё procedurё të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/