Shukri Buja refuzon kandidimin për deputet: Nuk kam ambicie, s’e pranova pavarësisht insistimit të partisë
Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka bërë të ditur se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Buja u shpreh se nuk ka aspak ambicie për t’u përfshirë në listën zgjedhore dhe se, pavarësisht insistimit të PDK-së, ai ka vendosur të mos pranojë kandidimin.…
Lajme
Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka bërë të ditur se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Buja u shpreh se nuk ka aspak ambicie për t’u përfshirë në listën zgjedhore dhe se, pavarësisht insistimit të PDK-së, ai ka vendosur të mos pranojë kandidimin.
“Nuk do të jem kandidat për deputet, nuk kam ambicie dhe me gjithë insistimin e Partisë nuk kam pranuar të jem kandidat në këto zgjedhje!”, deklaroi ai për FrontOnline.