“Sjellje penguese të disa anëtarëve të KQZ-së” – Ambasadori i Gjermanisë kritikon refuzimin për të certifikuar Listën Serbe
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka kritikuar vendimin e KQZ-së për refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Me anë të një postimi në rrjetin social “Blue Sky”, ai ka shprehur keqardhje për sjelljen të disa prej anëtarëve të KQZ-së, duke i quajtur sjelljet e tyre penguese, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka kritikuar vendimin e KQZ-së për refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Blue Sky”, ai ka shprehur keqardhje për sjelljen të disa prej anëtarëve të KQZ-së, duke i quajtur sjelljet e tyre penguese, transmeton lajmi.net.
“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ambasadori gjerman./lajmi.net/
I regret the obstructive behaviour by some members of the Central Election Commission in refusing to certify Srpska Lista for the upcoming general elections.
The electoral process and technical preparations for the elections must be free from political maneuverings from political actors.— Ambassador Rainer Rudolph (@pristina.diplo.de) December 3, 2025 at 7:42 AM