Miftaraj: Kurti cenon edhe aleancën me SHBA-të për të mbetur në pushtet – A do të guxoj Osmani të ruaj aleancën me ta apo do të luaj lojën e VV-së?

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar pas shqetësimit që ka ngritur SHBA në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ. Ai ka shkruar se SHBA-të po thonë se veprimet e VV-së, cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e SHBA-ve, që sipas tij tani çdo kush duhet ta dij se Albin Kurti dhe VV përdor…

Lajme

03/12/2025 10:24

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar pas shqetësimit që ka ngritur SHBA në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ.

Ai ka shkruar se SHBA-të po thonë se veprimet e VV-së, cenojnë stabilitetin në Kosovë dhe interesat e SHBA-ve, që sipas tij tani çdo kush duhet ta dij se Albin Kurti dhe VV përdor çdo mjet që i vjen për të mbetur në pushtet, biles edhe cenon aleancën me SHBA-të.

“Uria e LVV dhe Albin Kurtit per pushtet, financa, klientelizem, korrupsion ka shkuar ne nivel tjeter, ne nivel te frikshem. Por shtrohet pyetja nese Presidentja Osmani do kete guximin te reagoj, te ruaj aleancen me ShBA. Apo do vazhdoj te luaj lojen e LVV dhe Kurtit”, ka shkruar Miftaraj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij në Facebook: