Rrahje masive në Podujevë, policia arreston 7 persona

Dje në mesditë, në qytetin e Podujevës ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave. Sipas raportit të Policisë, shtatë persona janë arrestuar, transmeton lajmi.net. Raporti i plotë:  LËNDIM I LEHTË TRUPOR Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë 02.12.2025-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes…

Lajme

03/12/2025 09:39

Dje në mesditë, në qytetin e Podujevës ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Sipas raportit të Policisë, shtatë persona janë arrestuar, transmeton lajmi.net.

Raporti i plotë: 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë 02.12.2025-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuar dërgohen në mbajtje./lajmi.net/