Vushtrri: Hynë me forcë brenda një marketi dhe vodhën cigare, arrestohen dy persona
Dy persona janë identifikuar dhe arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer një vjedhje të rëndë. Të njëjtit kanë hyrë me forcë brenda një marketi dhe nga aty kanë marr cigare të llojeve të ndryshme, shkruan lajmi.net. Pas intrvistimit, prokurori ka marrë vendim t’i liroj të dyshuarit në procedurë të rregullt. “Vushtrri 18.11.2025-04:06. Janë identifikuar…
Lajme
Dy persona janë identifikuar dhe arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer një vjedhje të rëndë.
Të njëjtit kanë hyrë me forcë brenda një marketi dhe nga aty kanë marr cigare të llojeve të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Pas intrvistimit, prokurori ka marrë vendim t’i liroj të dyshuarit në procedurë të rregullt.
“Vushtrri 18.11.2025-04:06. Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me datën e lartcekur kishin depërtuar me forcë brenda një marketi dhe nga aty kishin arrit të marrin cigare të llojeve të ndryshme. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh. /Lajmi.net/