Dogana kap tekstil që shkel të drejtat e pronësisë intelektuale në Vërmicë, konfiskohet malli

Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmiccë, ka ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë. Në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, shkruan lajmi.net. “Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e…

Lajme

03/12/2025 09:32

Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmiccë, ka ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

Në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, shkruan lajmi.net.

“Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: