Arrestohet në Serbi një person që dyshohet se e ka kryer një vrasje në Kosovë
Në Novi Pazar të Serbisë raportohet në mediat atje se është arrestuar një person, që dyshohet për një vrajse në Kosovë. Sipas “Alo”, policia ia ka sekuestruar një pistoletë të modelit “Beretta”, substancë narkotike dhe disa thika, transmeton lajmi.net. I dyshuari po kërkohej me urdhërarrest. Sipas informacioneve jozyrtare, i dyshuari po akuzohet për një vrasje…
Lajme
Në Novi Pazar të Serbisë raportohet në mediat atje se është arrestuar një person, që dyshohet për një vrajse në Kosovë.
Sipas “Alo”, policia ia ka sekuestruar një pistoletë të modelit “Beretta”, substancë narkotike dhe disa thika, transmeton lajmi.net.
I dyshuari po kërkohej me urdhërarrest. Sipas informacioneve jozyrtare, i dyshuari po akuzohet për një vrasje të kryer në Kosovë dhe se është i arratisur nga burgu.
Ai është i lidhur me një grabitje të një banke në Novi Pazar.
I dyshuari po mbahet në stacionin e policisë në Novi Pazar./lajmi.net/