“Laboratori 5” – Arrestohet edhe një person për falsifikim të dokumenteve, iu gjetën aparatura të ndryshme për prodhimin e tyre
Prokuroria Speciale ka njoftuar se në lidhje me hetimet për rastin “Laboratori 5”, është arrestuar N.S, i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “falsifikim të dokumenteve”. Ai është ndaluar për 48 orë, shkruan lajmi.net. “Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar…
Lajme
Prokuroria Speciale ka njoftuar se në lidhje me hetimet për rastin “Laboratori 5”, është arrestuar N.S, i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale, “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Ai është ndaluar për 48 orë, shkruan lajmi.net.
“Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar kohore e deri më 24 janar 2025, N.S. në bashkëpunim me të dyshuar të tjerë, në lagjen Qëndresa në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka kryer vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve publike si, pasaporta, patentë-shofera, e dokumente të tjera, të prodhuara për mbi 50 shtete të ndryshme të botës”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, në shtëpinë laborator që e kishte marrë me qira N.S, janë gjetur aparatura të ndryshme për prodhimin e këtyre dokumenteve të falsifikuara, me qëllim të prezantimit dhe përdorimit të tyre si origjinale.
“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim dhe koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedures Penale”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/