Jashari: Koalicioni i LVV-së është shenjë paniku para zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Analisti Shemsi Jashari ka folur lidhur me koalicionet dhe subjektet e tjera politike të cilat do të garojnë të vetme në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit. Jashari ka thënë se koalicioni i VV-së tregon se ky subjekt politik është në panik. “…Lëvizja Vetëvendosje është në një panik, e ka lexuar mirë qëndrimin e qytetarëve edhe…

Lajme

01/12/2025 19:23

Analisti Shemsi Jashari ka folur lidhur me koalicionet dhe subjektet e tjera politike të cilat do të garojnë të vetme në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.

Jashari ka thënë se koalicioni i VV-së tregon se ky subjekt politik është në panik.

“…Lëvizja Vetëvendosje është në një panik, e ka lexuar mirë qëndrimin e qytetarëve edhe rënien konstante që e ka prej zgjedhjeve të kaluara dhe që do të vazhdojë në këto zgjedhje.”

“Prandaj e shohim një guxim të partive të tjera që të mos bëjnë koalicione me parti të tjera dhe të shkojnë si të vetme në zgjedhje, përderisa është e kundërta te Lëvizja Vetëvendosje, e cila vendos që t’i pranojë kushtet e partive dikur të vogla e tash po duken vendimtare, që Lëvizja Vetëvendosje të mos pësojë rënie të madhe në zgjedhjet që vijnë”, ka thënë Jashari.