Rama betohet të martën në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Përparim Rama zyrtarisht mandatin e ri e nis më 9 dhjetor. Ai do të japë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të mbahet të martën me fillim nga ora 10:00. Përveç tij, betimin do ta japin edhe anëtarët e tjerë të Kuvendit Komunal. Rama fitoi zgjedhjet lokale në kryeqytet…

Lajme

01/12/2025 19:17

Përparim Rama zyrtarisht mandatin e ri e nis më 9 dhjetor.

Ai do të japë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të mbahet të martën me fillim nga ora 10:00.

Përveç tij, betimin do ta japin edhe anëtarët e tjerë të Kuvendit Komunal.

Rama fitoi zgjedhjet lokale në kryeqytet duke mundur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çekun.