Imri Ahmeti pas mbledhjes së Këshillit: Abdixhiku merr autorizimin për negocim të listës zgjedhore
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtari i kryesisë, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se kryetari Lumir Abdixhiku ka marrë autorizimin për të vazhduar negociatat rreth përfshirjes së emrave të rinj në listën zgjedhore të partisë. Ahmeti tha se LDK mbetet e palëkundur në vendimin për të…
Lajme
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtari i kryesisë, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se kryetari Lumir Abdixhiku ka marrë autorizimin për të vazhduar negociatat rreth përfshirjes së emrave të rinj në listën zgjedhore të partisë.
Ahmeti tha se LDK mbetet e palëkundur në vendimin për të garuar e vetme në zgjedhjet e ardhshme, pa hyrë në koalicione parazgjedhore, por la të hapur mundësinë që lista të zgjerohet me figura të reja.
“Këshilli i përgjithshëm i dha autorizim prapë kryetarit Abdixhiku që të vazhdojë negocimin për hyrjet brenda listës. Lidhja Demokratike është e vendosur që të shkojë në garë pa koalicione, por brenda listës së LDK-së mund të ketë edhe emra të tjerë,” deklaroi Ahmeti.